Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga krerët e institucioneve të Kosovës që në kuadër të rishikimit të buxhetit, të aprovohet shtesa në pagë konform katalogut të Ligjit të Pagave në sektorin publik dhe të iniciohet hartimi i Ligjit të Pagave konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ju deputetë të Parlamentit të Kosovës, bëhuni bashkë të gjithë për punëtorët shëndetësorë, na ngopët me lavde e fjalë miradije, bëhuni të gjithë bashkë, miratoni kërkesën e FSSHK-së dhe Odave të profesionistëve shëndetësorë. Të aprovohet me rishikim të buxhetit shtesa në pagë konform katalogut të Ligjit të Pagave në sektorin publik dhe të iniciohet hartimi i Ligjit të Pagave konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në kërkesë.

FSSHK bën apel dhe rikujton se çdo mosveprim do të ketë si pasojë reagimin deri në mosbindje.

“Nuk po kërkojmë lëmosh, por trajtim të dinjitetshëm. Kjo është shkresa e fundit të cilën po ua adresojmë – dita e nesërme është vendimtare”, thuhet ndër tjerash në kërkesën drejtuar presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Share.