Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas një pune operative/taktike dhe hetimore, ka arritur të pasqyrohet gjendja faktike se një person i dyshuar ishte përfshirë në veprën penale ‘fajde’.

Për vlerën e parave të cilat viktima i kishte pranuar nga i dyshuari, në vlerë prej 100 mijë euro, sipas marrëveshjes të dyshuarit do t’i ktheheshin mjetet financiare në vlerë prej 130 mijë euro ose 30% me interes/kamatë, në intervalin kohor prej dy vjetësh, ku shuma e fitimit jo-proporcional është 30 mijë euro.

Në kuadër të veprimeve hetimore, sot sipas Urdhëresës së Gjykatës kompetente, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

I dyshuari është shoqëruar në polici, dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të lëndës është ndaluar në qendrën e ndalimit në afat 48 orë.

Share.