Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se sot është miratuar vendimi për shtesa mujore për personelin shëndetësor për muajt korrik dhe gusht.
Shtesat në paga për këta dy muaj bëhen për shkak të angazhimit shtesë të personelit shëndetësor dhe ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezikut në punë gjatë përballjes me koronavirus.
“Shtesat do të paguhen me pagat e muajit gusht”, ka shkruar Bajrami në Facebook.