Suedia po fillon të shfaq trend pozitiv të numrave të Covid-19, sipas epidemologut kryesor të vendit.
Anders Tegnell, epidemiologu kryesor i vendit, tha që numri i pacientëve të sëmurë rëndë ishte ‘afër zeros’, teksa shteti skandinav po arrin ta rrafshojë kurbën, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Tegnell gjithashtu minimizoi efektivitetin e vënies së maskave, duke thënë se nuk po e sheh të logjikshme të vihen në fytyrë gjersa njerëzit udhëtojnë me transport publik.
Suedia regjistroi vetëm 1.716 raste të reja javën e kaluar, nga 9,094 vetëm një muaj më parë.
“Kurba është duke u rrafshuar dhe numri i të sëmurëve rënd është afër zeros. Në tërësi, trendi po bëhet pozitiv”, u shpreh epidemiologu suedez.
Shteti evropian ndaloi tubimet e mëdha, si dhe vizitat në shtëpitë e pleqve, teksa shkollat mbetën të hapura.
Qytetarët suedez kryesisht respektuan rekomandimet për distancim social, sipas autoriteteve të vendit.