Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin në orët e para të mëngjesit.
Në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta tre shtetas.
Policia njoftoi se në konflikt janë përfshinë shtetasit me iniciale A.H 42 vjeç; S.S 34 vjeç dhe F.L 40 vjeç.
Bëhet me dije se 40-vjeçari si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Ndërsa dy të tjerët të përfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Tv Malisheva