Policia e Kosovës bën të ditur se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 63 aksidente në trafikun rrugor.

Sipas të dhënave 27 aksidente me të lënduar e 36 vetëm me dëme materiale.

Për ata që s’kanë respektuar rregullat e komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 304 tiketa, derisa 33 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.

27 nga ta janë dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./Tv Malisheva

Share.