Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe mjeku familjar, Kujtim Zarari ka humbur betejën me Covid-19.
Kjo është konfirmuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, ku i ndjeri ishte edhe anëtar i kuvendit.
Gjendje e të ndjerit ishte përkeqësuar ditëve të fundit dhe po trajtohej në Spitalin e Gjakovës.
Zarari, 51-vjeç, i shtohet listës së mjekëve të cilët kanë vdekur për shkak të Covid-19./Tv Malisheva