Myftiu Naim Tërnava ka dhënë mesazhin me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Ai ka uruar gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.

I pari i BIK-ut, ka thënë se për këtë Kurban Bajram, ndjenjat janë të përziera si asnjëherë tjetër.“Sot është një prej ditëve më të rëndësishme të besimtarëve mysliman.

Natë që i paraprinë një prej festave më të mëdha të besimtarëve mysliman. Në raste jemi të gëzuar por kësaj here kemi ndenja të përziera si asnjëherë më parë sepse për shkak të pandemisë këtë bajram nuk po e presim ashtu siç do të dëshironim”.

Ai, po ashtu theksoi se nuk duhet të ketë vizita tek të afërmit për shkak të mbrojtjes nga COVID-19.“Pandemia ka çrregulluar jetën normale, prandaj e presim në gjendje të rënduar dhe që kjo të kalojë sa më parë dhe Bajramin e ardhshëm ta festojmë si më parë.

Ju ftoj të gjithëve që ta ruajmë karakterin festiv të festës dhe të kemi kujdes.

Ju ftoj që për shkak të virusit t’i shmangim vizitat dhe përshëndetjet me përqafime”, tha Tërnava./Tv Malisheva

Share.