Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës të Kosovës Arbërie Nagavci në seancën e jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit, tha se vendi po shkon në katastrofë humanitare dhe ekonomike, andaj ka kërkuar nga deputetët dhe Qeveria që të jenë serioz dhe të përgjegjshëm.

Ajo derisa ishte duke iu adresuar deputetëve, është tentuar të pengohet nga deputetët e LDK-së të cilët godisnin tavolinat duke krijuar zhurmë.

E këtë veprim Nagavci e quajti të natyrshëm, pasi siç tha Kosova ka një qeveri jo kompetente, të pa zot dhe të papërgjegjshme.

Nagavci: vendi drejt një katastrofe humanitare

“Unë sot nuk di se cila është më e rëndësishme sesa shëndeti publik i qytetarëve dhe gjendjen me të cilën ne sot po ballafaqohemi përçdo ditë duke shkuar për fat të keq drejt një katastrofe humanitare. Për çdo ditë kemi njoftime për jetët që po i humbim. Sot ishte njoftimi edhe për humbjen jetës të drejtorit të QKMF dokrorti Kujtim Zarari… Kështu që në këtë situatë kur duket se ka humbur ndjeshmëria dhe përgjegjësia për të mbrojtur jetën e qytetarëve, sjellja e qeverisë nuk ashtë aspak në nivel të seriozitetit dhe përgjegjësisë që duhet ta tregojë në raport me qytetarët. Ky kuvend duhet me seriozitet të trajtojë këtë situatë, unë sot po flas si një qytetare. Kur kemi një qeveri që akuzon qytetarët, personelin shëndetësor, policët e inspektorët dhe kur kemi grupe parlamentar që nuk janë të gatshme të dëgjojnë deputetët që i injorojnë shqetësimet dhe rrahin tavolinën është e qartë se qytetarët duhet të kujdesen vet për jetën e tyre. Sepse kemi qeveri jo kompetente, të pa zot dhe të pa përgjegjshme”, tha ajo./Tv Malisheva

Share.