Mbledhjen e udhëhoqi, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, pas një debati të shkurtër nga shefat e grupeve të këshilltarëve të partive të përfaqësuara në kuvend, nga rendi i ditës u tërhoqën pikat të cilat kanë të bëjnë me shqyrtimin e raporteve të parapara për këtë mbledhje si:

Shqyrtimi i Raportit i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Qershor 2020. Shqyrtimi i Raportit gjashtë mujor të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për vitin 2020. Shqyrtimi i Raportit gjashtë mujor të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2020. Si dhe Shqyrtimi i Raportit nr.02/238 datë: 03.07.2020 të punës të Komisionit Komunal të Aksionarëve për vitin 2019.

Më pas kuvendi miratoi disa kërkesa, si Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës të parashtruar nga Kryetari i Komunës, sipas kërkesës nr.01/719 datë:17.07.2020 të parashtruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nr.99/20 datë:17.07.2020 “që objektit për vlerat e luftës t’i ndërrohet lokacioni dhe të ndërtohet tek varrezat e Dëshmorëve” në Malishevë. Dhe, shqyrtimi i kërkesës nr.01/677 datë: 09.07.2020 të Kryetarit të Komunës, sipas kërkesës

nr.01/615 datë: 03.07.2020, e parashtruar nga përgjegjësi i N.T.P “ILI” me seli në fshatin Banjë të KK-Malishevës.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/251 datë:08.07.2020 e parashtruar nga Alban Krasniqi shef i këshilltarëve të LVV, në Kuvendit Komunal në Malishevë, për zëvendësimin (plotësimin) e një anëtari të ri të LVV-së, në Komitetin për Planifikim Urbanizëm, Kadastër, Mbrojtje të Mjedisit dhe Monitorim të Projekteve Publike. Shqyrtimi i kërkesës nr.02/256 datë: 17.07.2020 të parashtruar nga shefi i grupit të asamblistëve, Sylë Dukolli, nga radhët e Nismës Socialdemokrate në Malishevë, lidhur me plotësimin e Komiteteve të përhershme, si në KPF dhe të Komiteti për Komunitete, ku nga tash do të përfaqësohen me Filloretë Bytyçi dhe Halil Morian, përkatësisht, në Komitetin për Komunitet, Demir Bajraj dhe Genc Shurdhaj, ndërsa për komitetet e përkohshme të formuara nga Kuvendi i Komunës apo jo obligative mbeti në mbledhjen e ardhshme të diskutohet dhe të votohen anëtarët që do të bëhen pjesë e tyre./Tv Malisheva

Fotografia e Komuna Malishevë

Share.