Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, përmes një statusi në Facebook ka thënë se në Spitalin e Gjakovës kanë ndodhur 5 vdekje nga Covid-19 brenda dy orësh.

Ai po ashtu ka thënë se situata është jashtë çdo kontrolli.

Ky është statusi i tij i plotë:

5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës.

Situata është jashtë çdo kontrolli!

Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale.

Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen./Tv Malisheva

Share.