Bekim Hoti ditë më parë nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, kishte njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga funksionet udhëheqëse në Partinë Demokratike të Kosovës në Malishevë.
Por sipas tij, ky postim ishte keqkuptuar nga qytetarët . Hoti për Tv Malisheva tha se ai vazhdon të jetë anëtar i PDK-së mirëpo është larguar vetëm nga funksionet udhëheqëse.
“Kam paraqitur dorëheqjen time nga strukturat udhëheqëse të degës së PDK-së në Malishevë por këtu deshta të sqarojë për opinonin se unë vetëm kam dhënë dorëheqje nga funksionet udhëheqëse por assesi nuk jam larguar nga Partia Demokratike e Kosovës. Pas njoftimit tim kanë pasu shumë komente besa besë edhe shumë thirrje nga subjektet tjera, kjo um ka shty që unë ta bëj këtë sqarim për opinonin”- tha Hoti.
Ai tutje i tregoi edhe arsyet e largimi nga funksionet udhëheqëse në PDK.
“Nuk po mundem me i duru disa njerëz të cilët janë profiter të PDK-së, nuk po mundem me i duru disa matrapazë, disa njerëz që janë servil, disa njerëz që kanë ambicie të mëdha në politikë, bagazh nuk kanë aspak dhe ata janë në gjendje të bëjnë çmos vetëm për të arritur një pozitë udhëheqëse”.
“Realisht unë e ni veten mirë dhe e ni veten shumë krenar që kam qenë që nga themelimi i PDK-së , kam qenë anëtarë i saj. Gjatë kësaj periudhe 20 vjeçare e cilësoj si aktivitet shumë i mirë duke përjashtuar disa probleme që kanë qenë”- tha në fund Hoti./Tv Malisheva