Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur plotësimin dhe ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se që në ditën e parë të miratimit të këtij buxheti, ka shprehur rezervat e tij, kështu që miratimi i këtyre ndryshimeve ka qenë i domosdoshëm.

“Duke pasur parasysh situatën e rëndë ekonomike, që ka kapluar edhe vendet shumë më të zhvilluara, besoj që këto ndryshime do hapin rrugë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi, pas mbylljes disa mujore. E përsëris, që ekzekutivi duhet të procedojë sa më shpejt pagesën e subvencioneve ndaj operatorëve ekonomikë dhe të bëj plan afatgjatë të rimëkëmbjes”, ka shkruar ai.

Share.