Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përshendetur aprovimin e ndryshimit të buxhetit. Ai ka përgëzuar deputetët që votuan këtë ndryshim: “Vlerësoj lartë përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe përkrahjen e rëndësishme, sidomos të deputetëve të PD në këto rrethana të rënda për vendin”.
Postimi i plotë
Aprovimi i ndryshimeve të buxhetit, të cilat hapin mundësi për fokusim më të madh në luftë kundër Covid-19 dhe rimëkëmbje ekonomike flet qartë për një vetëdije të deputetëve që kapërcen interesat e ngushta partiake.
Vlerësoj lartë përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe përkrahjen e rëndësishme, sidomos të deputetëve të PDK-së në këto rrethana të rënda për vendin.
Besoj se Qeveria do të veprojë me efikasitet në implementimin e zotimeve të saj. IM