Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.
Abbott në Facebook ka shkruar se këtë vit Bajrami po festohet në rrethana të ndryshme, e se e rëndësishme është që këtë vit të ruhemi në kohë të pandemisë.
“Dëshiroj t’u uroj të gjithë atyre që e festojnë, në Kosovë dhe më larg, gëzuar Kurban Bajramin. Këtë vit, kjo festë e shenjtë po shënohet në rrethana shumë të ndryshme, dhe është e rëndësishme që të gjithë të ruhemi në këtë kohë të pandemisë. Ju uroj të gjithëve paqe, begati dhe shëndet të mirë”, ka shkruar ambasadori./Tv Malisheva