Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka kritikuar ashpër atë që e ka quajtur “tentim të republikanëve për t’i shtypur votuesit”.
Ai ka thënë se njerëzit e pushtetshëm po sulmojnë të drejtën e votës dhe ka bërë thirrje për reforma të gjera.
Obama, demokrat, ka kritikuar edhe administratën e presidentit Donald Trump dhe disa departamente policore në lidhje me nisjen e protestave kundër racizmit.
Obama ka thënë se qeveria e Trumpit po bën punë të madhe për t’i dekurajuar njerëzit që të dalin në votime.
Ish-presidenti, që rrallëherë është parë në publik gjatë viteve të fundit, kur kanë mbetur edhe 100 ditë deri në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ka mprehur retorikën e tij politike.
Ani pse nuk ka hezituar të kritikojë Trumpin, një seri të tillë kritikash nuk e ka bërë që prej vitit 2018./Tv Malisheva