La Liga ka kërkuar që El Clasico e 26 tetorit të transferohet nga stadiumi Camp Nou i Barcelonës në Bernabeu të Real Madrid për frikën e trazirave civile.
Ka pasur ditë proteste në Barcelonë – pasi nëntë liderët separatistë katalanas u burgosën të hënën.
Priten më shumë protesta në qytet ditën e ndeshjes.
La Liga i bëri kërkesën Federatës Spanjolle të Futbollit, duke cituar rrethanat e jashtëzakonshme.
Federata e Futbollit Katalanas pezulloi të hënën të gjitha ndeshjet në rajon, megjithëse ky vendim nuk ndikon në ndeshjet e La Ligës ose të kombëtares spanjolle.