Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 79 raste të reja, tri viktima dhe 69 të shëruar nga COVID-19.

Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, gjatë deklaratës për shtyp sot informoi rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar. Në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnjë, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë”, bëri të ditur Cami.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë. Deri më tash në Shqipëri ka pasur 41.199 testime, pozitivë janë 5.276 persona, 2.952 janë shëruar, 2167 raste janë ende aktive dhe 157 persona kanë përfunduar me fatalitet./Atsh

Share.