Meksika është radhitur në vendin e tretë me numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi, pas SHBA-së dhe Brazilit.
46,688 njerëz kanë vdekur dhe gjithsej 424.637 njerëz janë infektuar, njofton Klan Kosova.
Para Meksikës, ishte Mbretëria e Bashkuar që zinte vendin e tretë në listën e shteteve që pësuan më së shumti në njerëz nga kjo pandemi.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se efektet e pandemisë do të ndihen edhe “për dekadat që vijnë”.
Në Meksikë, autoritetet lokale më parë kanë thënë se besojnë se numri i vërtetë i infeksioneve ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë se sa ata që janë raportuar./Tv Malisheva