Aneta Rama, nëna e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Rama, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, ka shkruar Rama, përcjell Insajderi.org

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush”, ka thënë Rama//Tv Malisheva

Share.