Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 66,986 raste të reja të koronavirusit.
Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 4.58 milionë persona, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,453 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 153,882. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga 27 maji, kur ishin regjistruar 1,484 të vdekur.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë mbi 4.2 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë është Brazili.
Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare./Tv Malisheva