Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar se anëtari i Kuvendit të Komunës, Lirim Gashi i është bashkuar AAK-së.
Gashi është historian me profesion dhe me herët ka qenë pjesë e AKR-së.
Njoftimi i plotë:
ASAMBLEISTI LIRIM GASHI ADERON NË AAK
Anëtari i Kuvendit të Komunës, Lirim Gashi, i është bashkuar familjes politike të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Gashi, që është historian me profesion dhe më herët ka qenë pjesë e AKR-së, në seancën e fundit të kuvendit edhe zyrtarisht i është bashkuar grupit kuvendar të AAK-së. Lirim, mirë se vjen në Aleancë, na priftë e mbara!/Tv Malisheva