Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milorad Drecun ka reaguar pas aksionit të sotëm nga policia e Kosovës në veri.

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milorad Drecun ka thënë se aksioni i policisë së Kosovës në veri është shfaqje për publikun pas dështimit për anëtëarësim në INTERPOL.

Sipas tij, aksioni është shprehje e forcës ndaj përfaqësuesve serbë nga policia e Kosovës, raporton “RTS”, transmeton lajmi.net.

Drecun ka thënë se sipas informacioneve të tij, një nga të arrestuarit ishte duke punuar në hetimet e kreut të operacioneve dhe shtoi se ekziston mundësia e një aksioni edhe në drejtim të Zutin Potokut. Ai theksoi se aksioni është dëshmi e politikës në lidhje me Listën Serbe dhe margjinalizimin e saj.

“Qëllimi është t’i merren mandatet dhe t’u jepen serbëve të cilët në Prishtinë i dëshirojnë në institucionet e tyre”, deklaroi Drecun për “RTS”.

Ai ka thënë se Prishtina dëshiron të krijojë destabilizim dhe pyetet pse ekziston nevoja e përdorimit të një force të tillë. Decun theksoi se Beogradi duhet të sillet në mënyrë racionale dhe me mendje të ftohtë.

Share.