Sot në territorin Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe dy raste të reja me COVID-19. Kjo është konfirmuar nga analizat e dërguara të testeve për COVID-19, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës. Rastet e sotme, vijnë nga fshatrat Banjë dhe Temeqinë.
Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, shkon në 41 raste.
Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, që nga fillimi e deri më sot, është kjo: 137 të prekur, prej tyre 88 të shëruar, 41 raste aktive dhe 8 persona kanë humbur jetën.
Shtabi Emergjent Komunal në Malishevë, ju bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat dhe vendimet e organeve përgjegjëse, pasi pandemia e COVID-19, po përhapet çdo ditë e më shumë. “Situata ende është në kontroll dhe të gjitha rastet janë duke u izoluar, mirëpo rritja e rasteve po rrezikon seriozisht edhe përhapjen e virusit, sidomos në këto ditë të nxehta vere. Prandaj ju bëjmë thirrje që ti zbatoni masat, mos dilni pa nevojë, nëse dilni në hapësira publike mbani maska mbrojtëse, mbani higjienën e nevojshme të duarve dhe në maksimum shmangni vendet ku ka grumbullim të njerëzve, si para sportele të ndryshme, ashtu edhe në ahengje familjare, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të virusit”, ka përsëritur thirrjen për zbatim të masave, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të Shtabit Emergjent Komunal në Malishevë.