Kryeministri Avdullah Hoti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se qeveria që ai drejton ka dy prioritete.

Lufta kundër COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, ndërsa ka siguruar se pavarësisht zhvillimeve, dinamika e punës së Qeverise nuk do të ndikohet.

Ky është statusi i tij i plotë:

Qeveria mbetet e fokusuar ne dy prioritetet e saj, lufta kundër COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike. Pavarësisht zhvillimeve, dinamika e punës së Qeverise nuk do të ndikohet.

1. LUFTA KUNDER COVID-19: Sot mbahet mbledhja e Komitetit ku diskutohen detyrat e secilit institucion ne kuader te Planit te Reagimit Kombetar, qe ka per qellim bashkerendimin e punes te te gjitha institucioneve te perfshira ne menaxhimin e pandemise. Ministri i Shendetesise dhe Drejtori i SHSKUK-se jane duke u angazhuar me te gjitha kapacitetet per krijimin e shtreterve shtese per rastet qe mund te paraqiten. Po punojme edhe me donatore dhe vende mike per te krijuar keto kapacitete sa me pare, perfshire edhe kapacitetet testuese shtese. Se shpejti licencohet edhe spitalet-laboratoret private per te kryer testime. Mbikeqyrja e zbatimit te masave do te vazhdoje pa pardon.

2. RIMEKEMBJA EKONOMIKE: Ministrat e resoreve ekonomik kane marre detyrat per te bere pergatitjet per zbatim te masave per ndihme qytetareve dhe bizneseve. Sapo te hyne ne fuqi ligji i buxhetit do te nisim me pagesat e mbetura pergjysme. Presim qe Kuvendi te miratoje kete jave edhe ligjin per rimekembje ekonomike per te hapur rruge per zbatim te te gjithe pakos per rimekembje ekomomike.

Krahas ketyre, Kosova po shihet si faktor stabiliteti ne rajon dhe me gjere per shkak te qasjes kontruktive, te matur dhe te koordinuar me miqte tane sa i perket dialogut, marredhenieve regjionale dhe marredhenieve nderkombetare./Tv Malisheva

Share.