Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se luftëtarët si Rrahim Beqiri e bënë krenarë tërë kombin.
Ai në 19 vjetorin e rënies së Rrahim Beqirit ka vizituar vendlindjen e tij në Kopernicë dhe Varrezat e Dëshmorëve në Kamenicë.Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se djalit të Beqirit i ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e veçantë të kësaj familjes për lirinë e vendit.
Postimi i plotë i tij:
Në vendlindjen e tij në Kopernicë dhe në Varrezat e Dëshmorëve në Kamenicë, nderuam sot luftëtarin Rrahim Beqiri.T
rimat si komandant Roki, e bënë krenarë tërë kombin, i cili u formësua nga heroizmi i tyre.
Në 19-vjetorin e rënies, kujtimi për të mbetet i pashuar. Me këtë rast, të birit të dëshmorit, z. Liridon Beqiri, i ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e veçantë të familjes Beqiri, në lirinë e vendit dhe ndërtimit të paqes.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!/Tv Malisheva