Ndërkohë që është duke i shijuar pushimet, Rita Ora ka qenë aktive në rrjetet sociale në publikimin e imazheve të ndryshme.
Gjatë fundjavës që lamë pas, këngëtarja shqiptare tërhoqi vëmendjen me disa poza, në të cilat shfaqej e zhveshur në pjesën e sipërme.
Megjithatë, 29-vjeçarja është kujdesur që të mos ekspozohet modestia e saj duke e mbuluar gjoksin me duar.
Fotografitë kanë marrë qindra mijëra pëlqime në Instagram, ndërkohë që faqet rozë në të gjitha mediat botërore i kushtuar artikuj dukjes së saj.
“S’ka më deti!”, ka shkruar ajo në shqip duke aluduar në mënyrë komike se nuk do ta lejojë më vajzën e saj që të shkojë për pushime.
Ndryshe, është raportuar se Rita në pushimet e saja në Ibiza të Spanjës ka shkuar me të dashurin e ri, Romain Gavras. /Tv Malisheva