Ana de Armas do ta zbukurojë ekranin në filmin e ardhshëm për James Bondin, “No Time To Die”, i cili është caktuar të nisë shfaqjen nëpër kinema më 20 nëntor të këtij viti.

Dhe për të qenë i gjithë fokusi te protagonisti kryesor, Daniel Craig, shefat prapa këtij projekti duan që aktorja të shfaqet në premierë pa të dashurin e saj, Ben Affleck.

“Do të ishte një katastrofë po të ishte i gjithë fokusi te afeksioni publik i Benit dhe Anas që do ta linte nën hije evenimentin”, ka thënë një burim për The Sun.

Ana de Armas dhe Daniel Craig (Foto: Paul Drinkwater/NBCUniversal Media, LLC via Getty Images/GUliver)

Filmi për 007 ishte caktuar të niste shfaqjen gjatë muajit prill, mirëpo është shtyrë si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Javën e kaluar u konfirmuar se projekti i 25-të me radhë për Bondin dhe i fundit, ku Craig do ta luajë agjentin sekret, do jepet premierë në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani të Madhe gjatë muajit nëntor.

Ana dhe Ben nisën lidhjen pas xhirimit të trilerit erotik, “Deep Water”, në vitin e kaluar, ndërsa në mars të këtij viti e bënë publike. /Tv Malisheva

Share.