Një vajzë 14 vjeçe nga Indonezia është duke marrë shumë vëmendje në mediat sociale falë kafshëve të saja të pazakonta.
Ajo ka gjashtë gjarpërinj gjigantë që i pëlqen t’i mbajë si kafshë shtëpiake.
Shumica e njerëzve kanë frikë nga gjarpërinjtë e veçanërisht nga ata të cilët duken se mund ta gëlltisin një njëri me lehtësi.
Mirëpo adoleshentja indoneziane nuk ka aspak frikë dhe po ashtu ndan shtëpinë e saj me gjashtë gjarpërinj masivë.
Fotografitë dhe videot e vajzës indoneziane duke luajtur me ta, janë bërë virale në TikTok dhe Instagram, duke bërë që shumë shikues të mbesin gojëhapur.
Edhe pse njerëzit shprehin rregullisht shqetësimet e tyre për sigurinë e saj, ajo bën çmos të shpjegojë që kafshët e saja nuk janë helmuese, se ato janë të zbutura dhe se gjarpërinjtë në përgjithësi janë viktima të stereotipeve negative.
Nuk është vetëm Chalwa që ndjehet plotësisht rehat e rrethuar nga gjarpërinj masivë. Vëllai i saj i vogël, po ashtu shfaqet edhe në disa nga videot e saj dhe duket po aq i pakujdesshëm.
Chalwa ka filluar të postojë video në rrjete sociale vetëm gjatë muajit të kaluar, mirëpo ajo tani synon që çdo ditë të ketë të paktën një video me gjarpërinjtë e saj./Tv Malisheva