Me rastin e Ditës Kombëtare të Nigerit, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka shprehur urimet më të përzemërta Qeverisë dhe popullit Nigerit.

Kryediplomatja Haradinaj – Stublla, përveç urimit për 60 vjetorin e Pavarësisë së këtij shteti mik afrikan, ka shprehur gatishmerinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis Kosovës dhe Nigerit./Tv Malisheva

Share.