Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës, i ka raportuar pesë persona të prekur me COVID-19, por njëri prej tyre dy ditë më parë ka vdekur dhe është varrosur.
Në raportin e sotëm konfirmohet një person i shëruar nga Malisheva.
Numri i rasteve aktive shkon në 44 raste, ndërsa i të shëruarve në 89.
Rastet e të prekurve me COVID-19 nga Komuna e Malishevës, vijnë sipas këtyre vendbanimeve: 1 rast në Bellanicë, 1 rast Carrallukë, 1 rast Panorc dhe 1 rast në Astrazup.
Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 142 të prekur, 89 persona janë shëruar, 44 janë raste aktive dhe 9 persona kanë vdekur./Tv Malisheva