Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton të gjithë qytetaret, fermerët dhe institucionet qendrore dhe lokale të Republikës se Kosovës, se  pas vlerësimit të situatës mbi paraqitjen e sëmundjes ‘’Gjuha e Kaltër’’(Bluetongue)  tek kafshët të konfirmuar në shtetin fqinjë të Republikës se Maqedonisë se Veriut, dhe dy rasteve të dyshimta në fermat e komunave të brezit kufitar.

“ Si masë parandaluese e përhapjes se sëmundjes vendoset ndalesa e lëvizjes se kafshëve në këto komuna: Shtërpcë, Ferizaj, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit, Dragash, Prizren. Komunat e vendit duhet të sigurojnë vendin e groposjes  në rast se kemi ngordhje të kafshëve”, thuhet në njoftimin  e AUV-it.

AUV thekson se nëse do të kemi shpërthime të  sëmundjes në komunat tjera do te vlejnë  masat e njëjta.

“Autoritet kompetente shtetërore dhe  fermerët janë të obliguar të ndërmarrin këto veprime për parandalim të përhapjes se sëmundjes:

Fermerët blegtoral duhet të njoftojnë rastet e dyshimta të paraqitjes së kësaj sëmundje në fermat e tyre, tek veterinarët lokal apo zyrtaret e komunave;

Ndalimi i lëvizjes së kafshëve nga fermat e komunave të lartë cekura;

Trajtimi mjekësor i kafshëve të prekura;

Dezinsektimi dhe dezinfektimi i fermave dhe kafshëve

Groposja e kafsheve të ngordhura në vende të sigurta nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së dhe

Mbyllja e tregjeve të kafshëve në të gjithë vendin”, thuhet më tej në njoftim.

Ne si autoritet jemi duke ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme sipas Udhëzimit Administrativ për luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes Gjuha e Kaltër. Sëmundja Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse e cila prek ruminantet shtëpiak. Prej këtyre shenja të theksuara klinike japin delet e më pak dhite dhe shume rralle  lopët. Janë insektet të gjinisë Culicoides qe bëjnë transmetimin e sëmundjes tek kafshët.  Sëmundja nuk transmetohet nga kafsha tek kafsha si dhe nga kafshët tek njeriu./Tv Malisheva

Share.