Në mëngjesin e djeshëm (e hënë) një shtëpi në Lipjan është përfshirë nga zjarri.
Deri te përfshirja e zjarrit erdhi shkak i një kablloje të rrymës, por që fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se si pasojë e një kablloje të rrymës është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit dhe se rasti është duke u hetuar.
“Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës./Tv Malisheva