Në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, po trajtohen 33 pacientë si të konfirmuar dhe të dyshuar me Covid pozitiv.
Spitali bën të ditur se tashmë janë konfirmuar që 22 persona janë infektuar me virusin korona, ndërkaq 11 të tjerë janë në pritje të rezultatit.
Prej tyre 3 janë të intubuar ndërsa, 27 janë duke u trajtuar me oksigjen.
Po ashtu ka të infektuar edhe nga stafi mjekësor ku 9 persona janë të prekur me COVID-19