Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se bota po përballet me një “katastrofë gjeneratash” për shkak të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.

Ai shtoi se kthimi i sigurt i nxënësve në shkolla duhet të jetë prioriteti më i madh, raporton Guardian.

Në një video-deklaratë, Guterres kujtoi se që nga mesi i korrikut, shkollat janë mbyllur në rreth 160 vende, gjë që ka prekur rreth një miliard nxënës, si dhe të paktën 40 milionë parashkollorë.

Në këtë, siç deklaroi ai, duhet shtuar se më shumë se 250 milionë fëmijë nuk shkuan në shkollë edhe para pandemisë, si dhe se në vendet në zhvillim, vetëm një e katërta e nxënësve në shkollat e mesme fitojnë aftësi themelore.

“Tani ne po përballemi me një katastrofë gjeneratash që mund të heqë potencialin e papërshkrueshëm njerëzor, të minojë dekada përparim dhe të përkeqësojë pabarazitë ekzistuese,” tha Guterres, i cili nisi fushatën “Le të shpëtojmë të ardhmen tonë”./Tv Malisheva

Share.