Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit tonë që të zbatojnë masat e institucioneve shëdnetësoire në kohën kur pandemia COVID-19 po përhape tme shpejtësi të madhe.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se përderisa koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Kosovë, atij i është thënë se një e treta e qytetarëve mohojnë/minimizojnë ndikimin e tij.
“Në fazën më të keqe në Itali, ushtrisë iu bë thirrje për t’u përballur me varrosjen e numrit dërrmues të viktimave. Ne mund ta shmangim këtë. Vendosni maskën. Ruani distancën. Lani duart”, ka shkruar diplomati italian.
Postimi i plotë:
Përderisa #Koronavirus po përhapet me shpejtësi në #Kosovë, më është thënë se një e treta e qytetarëve mohojnë/minimizojnë ndikimin e tij.
Në fazën më të keqe në #Itali, ushtrisë iu bë thirrje për t’u përballur me varrosjen e numrit dërrmues të viktimave.
Ne mund ta shmangim këtë.
Vendosni maskën. Ruani distancën. Lani duart./Tv Malisheva