Në Zvicër janë regjistruar 130 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa ka vdekur edhe një person si pasojë e virusit, ka njoftuar autoriteti zviceran i Shëndetësisë, BAG.Në 24 orët e fundit në Zvicër janë testuar 4306 mostra.
Të hënën ishte raportuar për 66 të infektuar të rinj, ndërsa të dielën 138 e të shtunën 180.Numri total i të infektuarve në Zvicër ka arritur në 35.746, ndërsa numri i të vdekurve në 1706./Tv Malisheva