Haki Abazi, që në Qeverinë e Albin Kurtit ishte zëvendëskryeministër, ditë më parë përmes një postim në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi gjatë ditës së djeshme ku shihet Street Parada 2019, e mbajtur në Zurich të Zvicrës, duke thënë se është protestë në Gjermani.
“Berlini 🙂 si Zurich tregon fuqinë qytetare në demokraci”, kishte shkruar Abazi në rrjetin social Facebook.
Këtë postim të Abazit e ka demantuar Facebook-u duke ia cilësuar informatën fake news.