Shkruan: Fazli Mazreku

Se qevesisja lokale ne komuanat e Kosoves ka probleme rreth dallimit te kompetencave ligjore dhe politikave ditore e deshmon debati ne emisionin “N’PULT”, ne TV Maisheva rreth ndertimit te palestres sportive ne fshatin Drenoc te komunes se Malisheves. Musafiret e emisionit ishin asambleiste te Asambese komunale, nga partite: ne pushtet dhe opozite dhe, akuzonin njeri tjetrin per mos realizimin e projektit. Madje, debati merrte edhe tone malicioziteti sepse kishte gjuhe ekskomunikuese, e cila per publikun eshte e pa pranueshme.

Sidoqofte, legjislacioni i aplikueshem ne Kosove dhe praktikat shumevjecare ne ceshtjet e prones publike dhe shpronesimet nuk jane te pa njohura.

Rolin vendimtar per nevojen e propozimit te percaktimit te interesit publik per ndetimin e objekteve te rendesise publike e ka kryetari i komunes, i cili me kerkesen e organit komunal, te qytareve, iniciativen e asambleisteve apo grupit te asemblisteve, te entiteteve tjera publike apo private, bene analize gjitheperfshirese, permes drejtorise relevante, dhe kur konstatohet arsyeshmeria, kerkesa me shkrim i paraqitet asemblese komunale per shqyrtim dhe aprovim.

Ne rastet kur prona gjendet ne fshat dhe shfrytezohet nga fshati, ajo prone eshte publike dhe menaxhohet nga komuna. Andaj, kryetari i komunes pas procedurave paraprake qe ka ndermarre organi komunal relevant, i propozon lokacionin asamblese komunale per shqyrtim dhe aprovim. Asamblea komunale ka obligim ligjor te mos e hudhe apriori propozimn e kryetarit per shkak te interesave te kunderta politike.

Dihet mirefilli se legjislacioni mbi qeverisjen lokole, kryetarit te komunes i jep pushtet ekzekutiv dhe keshtu, kemi nje check and ballance ne mes asamblese komunale dhe kryetarit te komunes. Kryetari mund te sfidohet kur aprovohet buxheti apo kur bene shkelje te rend te ligjit.

E gjihte kjo na qone te perfundimi se interesi publik eshte jetik per zhvilim dhe nuk duhet fare te politizohet!

Share.