Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 01:00 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë një person që duket se punon si taksist në një nga kompanitë që operon në kryeqytet.

Në videon e arrestimit i arrestuari dëgjohet gjatë gjithë kohës duke i thënë policëve se “kujt ti motrën” dhe se “do të dërgojë në Inspektorat (Policor)”.

Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje, banorët e kësaj rruge, thonë se policët kanë përdorur gjuhë të papërshtatshme ndaj të arrestuarit çka ka ngjallur edhe reagimin e këtij të fundit.

Pas arrestimit, ka ardhur edhe mjeti i veçantë për të larguar automjetin që shërbente si taksi.

KosovaPress ka kontaktuar edhe Policinë në Prishtinë për të kuptuar arsyet që kanë çuar deri në arrestimin e personit, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje./Tv Malisheva

Share.