Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar vërshime të shpejta në disa zona të vendit.

Në një njoftim nga ky institut njoftohet se këto reshje të cilat kanë filluar gjatë orëve të këtij mëngjesi do të vazhdojnë edhe nesër dhe ditëve në vazhdim.

Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 05/08/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (06/08/2020) si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime”, thuhet në njoftimin e publikuar nga IHMK-ja.

Statusi i IHMK-së:

Paralajmërim për vërshime*Shteti: Republika e Kosovës Regjioni: (Pjesa më e madhe e vendit)Pika më e hershme e parashikuar: e mërkure, 05 Gusht 2020 – 12:00Data e parashikimit: 2020-08-05. 08 UTC*Duke treguar një probabilitet mesatarë deri të lartë të intensitetit të reshjeve në disa zona, me mundësi të vërshimeve të shpejta si dhe përmbytjeve urbane dhe rrëshqitje dheu. Kjo situate meteorologjike do të përcillet herë pas here edhe me shkarkime rrufesh.

Njoftimi:

Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 05/08/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (06/08/2020) si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime.

Nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë./Tv Malisheva

Share.