Sot janë regjistruar edhe pesë raste të reja me COVID-19 në Komunën e Malishevës. Rastet janë të konfirmuara nga IKSHPK, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës. Rastet e reja të konfirmuara vijnë sipas këtyre vendbanimeve: 1 rast në Bellanicë, 1 rast në Kërvasari, 1 rast në Lladroc, 1 rast në Vërmicë dhe 1 rast në Turjakë.

Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, rritet në 41 raste, përderisa 98 janë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë dhe paraqitja e rastit të parë më 14 mars 2020, e deri më tani në territorin e Komunës së Malishevës, me COVID-19 janë prekur 148 persona, prej tyre 98 janë shëruar, 41 raste janë aktive dhe 9 persona kanë ndërruar jetë.

Share.