Deniz Troshupa është larguar nga Feronikeli dhe nga futbolli kosovar pas përfundimit të edicionit që lamë pas.
Troshupa është kthyer në Poloni, ku ka nënshkruar kontratë me klubin e Stomil Olsztyn, përcjellë KosovaPress.
Lajmin e ka bërë të ditur gardiani përmes një postimi në Facebook.
Ai ka nënshkruar kontratë me klubin polak dhe është prezantuar nga zyrtarët e Stomil Olsztyn në ambientet e klubit.
Kjo skuadër aktualisht garon në kategorinë e dytë të futbollit polak.
Në edicionin e kaluar, Troshupa bëri vetëm 13 paraqitje në portën e skuadrës nga Drenasi.