Përveç jetëve të njerëzve, COVID-19 do të sjellë edhe dëme të tjera afatgjate, kështu ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli.
Avdyli nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebook’ ka renditur problemet të cilat do të shkaktoj virusi korona. Mes së cilave ka theksuar se do të ketë edhe analfabetë dhe rritje të krimit.
Për të gjitha këto probleme që do të krijohet nga pandemia, siç tha ai që do të ketë pasoja afatgjate dhe se shteti duhet të mendoj zgjidhjet që sadopak të zbutë pasojat e këtyre fenomeneve shoqërore.
Postimi i plotë i Avdylit:
Përveç humbjeve të mëdha të jetërave të çmuara të bashkëqytetarëve tanë ,Covidi do na sjellë dëme afatgjate që do i vuajmë si shoqëri me vite :
1. shkatërrimi ekonomik i mirëqenies familjare,
2. prodhimi i disa gjeneratave pa edukim bazik shkollor dmth analfabetë
3. rritja e krimit ,vjedhjeve e veprave delikuente si pasojë e pikave 1 e 2
4. trazira e jostabilitet politik që do vijnê nga përqarjet politike por edhe nga gjendja e rëndë ekonomike,
5 gjendje e rënduar psikologjike e popullatës me rritje të dhunës në familje e shoqëri e shtim të vetëvrasjeve
6. migrimi i shtuar i pjesës më vitale të shoqërisë,
7. rritje e sëmundjeve e vdekjeve nga sëmundjet tjera, për shkak se resurset e sistemit shëndetësor janë orientuar në luftën anti- Covid
8. distancimi fizik për mbrojtje nga Covid do krijoi një njerzë asocial, introvert, jo komunikativ e paranoik
9. do kemi gjenerata fëmijësh të rritur nê botë virtuale jo reale por tē padijshëm dhe të keq edukuar jo të gatshem per tu kyqur në tregun e punës e jetën reale.
Janë këto disa, e mund të jenë edhe shumë më shumë, pasoja afatgjate të pandemisë e që si shtet duhet filluar të mendojmë zgjidhjet që sadopak ti zbusim pasojat e këtyre fenomeneve shoqërore./Tv Malisheva