Bejruti ende po llogarit dëmet e shkaktuara nga shpërthimet e së martës në portin e saj.

Tashmë janë të konfirmuar 135 viktima dhe mbi 4000 të plagosur, ndërsa vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dy javore dhe operacionet e atyre që ende mungojnë po vijon.

Presidenti Michel Aoun tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo në Portin e Bejrutit.

Njerëzit kanë filluar të shprehin zemërimin ndaj qeverisë për ato që ata thonë se ishte neglizhencë që çoi në shpërthimin e madh të së martës. Shumë prej tyre kanë akuzuar autoritetet për korrupsion dhe keqmenaxhim.

Chadia Elmeouchi Noun, një banor i Bejrutit që po shërohej në spital, i tha BBC se, “Unë e kam ditur gjatë gjithë kohës që ne jemi të udhëhequr nga njerëz të paaftë, qeveri jokompetente […] Por unë po ju them diçka – ajo që ata kanë bërë tani është absolutisht kriminale”.

Të mërkurën, qeveria njoftoi se një numër i zyrtarëve të Portit të Bejrutit janë në arrest shtëpiak në pritje të një hetimi mbi shpërthimin.

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i vendit këmbënguli që ata që konsiderohen përgjegjës do të përballen me “dënimin maksimal”./Tv Malisheva

Share.