Javëve të fundit, Kina ka rritur numrin e testeve për virusin korona.

Në fund të korrikut për çdo ditë janë testuar 4.84 milionë njerëz, kështu deklaroi ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Informatike, Vang Xhianping.

Ai deklaroi se afro 5000 institucione mjekësore dhe 38,000 teknikë janë duke kryer testime masive për Covid-19 në të gjithë Kinën, transmetoi CNN.

Në Kinë deri më tani janë infektuar 88,328 njerëz me virusin korona, ndërsa 4677 kanë vdekur, gjithnjë sipas të dhënave nga Universiteti Xhons Hopkins./Tv Malisheva

Share.