Këtë javë janë bërë 15 vjet nga debutimi i Lionel Messit te Barcelona, në fitoren 1:0 kundër rivalëve të Espanyol.
Lojtari që kishte të bënte me Messin në atë ndeshje, David Garcia, ka thënë se nuk ishte i impresionuar nga ajo që pa tek argjentinasi.
Messi në atë ndeshje kishte zëvendësuar Decon, në minutën e 82’-të të ndeshjes.
“Ne e kemi njohur kush ka qenë ai, së bashku, unë dhe lojtarët e rinj të Espanyol. Ne e dinim se çfarë Barcelona ka në skuadrën e tyre, dhe ai ishte njëri që duhej të shikohej”, ka deklaruar Garcia për ‘Goal’, përcjell lajmi.net.
“Ne e kemi parë atë në disa ndeshje me skuadrën B dhe e njihnim, se sa i aftë ishte ai”.
“Ishte normale (markimi i Messit), ai nuk ishte se çfarë është sot, me gjithë talentin e tij të lindur. Sot ai është i sigurt dhe është rritur shumë, asgjë si nga ajo që është parë në atë ndeshje”.
“Nuk mbaj mend asgjë të veçantë nga markimi, ishte si mbrojtja ndaj ndonjë lojtari tjetër”.