Skandali i plagjiaturave nuk ka të mbaruar në universitetet shqiptare.

Shumë pedagogë, kryesisht në Fakultetin e Shkencave Mjekësore janë kapur teksa kanë botuar punime të huaja për të marrë titullin “Doktor”.

Kështu ka ndodhur dhe me dekanen e sapozgjedhur në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Ilirjana Zekja.

Hapur fare, përmes një e-maili drejtuar rektorit të Universitetit ajo akuzohet nga një profesor amerikan, Gregory Piazza, se ka vjedhur pjesë të punimit të tij të botuar në një revistë të huaj. Ky botim i këtij punimi e ka ndihmuar atë që të marrë titullin “Doktor”.

Kjo letër është dërguar edhe nga dekania në largim, Tatjana Cina.

Është siguruar edhe letra e plotë drejtuar rektorit të Universitetit, Arben Gjata, por deri më tani nuk ka asnjë reagim.

Mësohet se plagjiatura për Zekjan është verifikuar dhe ka rezultuar se punimi i profesorit amerikan është vjedhur nga dekania e sapozgjedhur./Tv Malisheva

Share.