Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që janë hasur duke luajtur lojëra të fatit.
Po ashtu janë konfiskuar edhe disa aparatura. Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
Ky është raporti i plotë:
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë hasur duke luajtur lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe nga aty janë konfiskuar kompjuter, tiketa të lojës, printer, dhe dy televizor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Tv Malisheva