Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, priti sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Ajo me këtë rast ka thënë se Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës në Evropë, duke qenë mbështetje e fortë e shtet-ndërtimit dhe zhvillimit.

“Si aleat historik e strategjik i joni, dhe shtëpi e qindra mijëra bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Gjermani, Kosova është thellësisht e përkushtuar që të forcojë më tej marrëdhëniet bilaterale në fushat e interesit të përbashkët”, tha Haradinaj-Stublla.

Në këtë takim u bisedua edhe për liberalizimin e vizave, për të cilin kryediplomatja kosovare theksoi se ky proces është vonuar, dhe se shpresat dhe pritjet e Kosovës për realizimin e të drejtës për lëvizjen pa viza gjatë Presidencës gjermane janë të larta.

Haradinaj-Stublla, po ashtu, kërkoi që Gjermania të ketë rol aktiv në dialogun Kosovë-Serbi, në qartësimin e kornizës kohore dhe epilogut të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues./Tv Malisheva

Share.